Strazimiri: Lame i mori arkës së shteti 1.5 milionë dollarë për matjet e ALUIZNI

Partia Demokratike akuzon kreun e ALUIZNI-t Artan Lame për shpërdorimin e 1.5 milionë dollarëve nga arka e shtetit. Deputeti i djathtë, Gent Strazimiri tha se matjet për të cilat janë marrë paratë kanë qënë në zyrat e ALUIZNI-t që prej 2013.

“Kishte një ushtri me njerëz në rrugë për të bërë matjet, dhe sot për punën e bërë, për produktin që e ka në sirtar, në fakt një produkt që e ka gjetur aty sepse është bërë para vitit 2013, Lamja ka nxjerrë ca miliona të mira nga arka e shtetit, 1.5 milionë dollare, dhe ia ka dhënë mikut të tij. Për operacionin korruptiv është kujdesur drejtoresha e Lames, zonja Dervishaj! Ajo që mban firmën dhe vulën, ka përcaktuar kriteret e tenderit, dhe rastësisht në fund, milionat i merrka burri i saj, zoti Dervishaj. Ai që nuk linte vend pa dhënë mendimin e tij të vyer, nga kangjellat e Presidences e deri tek pllaka ne kalanë e Lezhes, ka disa ditë që ka humbur! Për 1.5 milionë dollarët në fjalë …nuk ka mendim…”, tha Strazimiri.

Advertisement

Deputeti demokrat tha se të gjitha materialet do të depozitohen në prokurori.