Familja e mrekullueshme e Angelina Jolie!

Angelina Jolie shfaqet në kopertinën e revistës prestigjoze “Vogue” për muajin Nëntor.

Ndryshe nga zakonisht, aktorja dhe regjisorja me famë botërore, ka vendosur që të shfaqet bashkë me familjen e saj, bashkëshortin Brad Pitt dhe fëmijët, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne.

Advertisement

Për revistën, 40-vjeçarja ka dhënë edhe një intervistë, ku ndër të tjera ka folur për martesën me Pitt, si dhe për masektominë e dyfishtë, që aktorja ndërmori pasi zbuloi se kishte 87 përqind mundësi për t’u prekur nga kanceri në gji.

Për martesën, Jolie tha se ashtu si çdo çift tjetër, ajo dhe Brad kishin probleme, megjithatë asgjë që nuk mund të zgjidhej dhe të kalohej.

Sa i përket operacionit për heqjen e gjoksit dhe vezoreve, aktorja 40-vjeçare tha: “Është e vështirë. Nuk ishin operacione të lehta. Ovarianet janë një operacion më i thjeshtë, por hormonet ndryshojnë”.

E pyetur për menopauzën e herëshme, për revistën Jolie tha: “Ndihem e dënuar si femër dhe e di që edhe të tjerat ndihen njësoj. Të dyja femrat në familjen time, nëna dhe gjyshja vdiqën në moshë 40-vjeçare. Unë jam 40 sot dhe mezi pres të bëhem 50, pasi do e di që ia kam dalë mbanë”.