Këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdi është bërë brune.
Pasi u përfol në media se historia e saj e dashurisë me reperin Cozman përfundoi, ajo është shfaqur me një pamje krejtësisht ndryshe, në daljen e saj të parë në një event.
E pranishme në mbrëmjen e prezantimit të veshjeve për periudhën vjeshtë-dimër 2015, të firmës KTZ, Tuna është fotografuar e lumtur në krah të menaxherit të kësaj firme në Londër, shkupianit Jovica Blazevski.
Në llogarinë e saj në Instagram, Altuna ka publikuar edhe disa foto nga afterparty i kësaj shfaqjeje.