Viola Davis hyn në histori

Viola Davis rrëmbeu çmimin e aktores më të mirë protagoniste në një serial dramatik dhe kjo e bëri 50-vjeçaren të hynte në histori.

Ajo është gruaja e parë me ngjyrë që fiton në këtë kategori edhe pse më herët aktore si Debbie Allen, Alfre Woodard, Cicely Tyson, Regina Taylor dhe Kerry Washington janë nominuar.

Advertisement

Viola Davis u zgjodh si aktorja më e mirë protagoniste me rolin e saj në serialin “How to Get Away with Murder”.

Në vitin 2012 ajo është listuar nga revista Time si një ndër 100 personat më me ndikimin në botë.