Sfilata e shtëpisë së famshme të modës, Givenchy, nuk ka rezultuar aspak e këndshme për supermodelen Candice Swanepoel, e cila u rrëzua në pasarelë.
26-vjeçarja u pengua nga lidhëset e këpucëve që mbante veshur.
Ajo u ndihmua nga ata që ishin ulur në rresht të parë, megjithatë gjunjët e saj nuk shpëtuan pa u vrarë.
Në një postim në Instagram, engjëlli i “Victoria’s Secret” ndau me fansat një foto ku tregonte gjunjët e gjakosur, ndërsa falenderoi ata që e ndihmuan të ngrihej.
Candice nuk ishte e vetmja që u rrëzua gjatë kësaj mbrëmje të New York Fashion Week Spring 2016.
Modelja Pooja Mor ra gjithashtu viktimë e lidhëseve të zbërthyera të këpucëve që mbante veshur.