Martohet Anjeza Shahini

Këngëtarja Anjeza Shahini e cila prej kohësh jeton jashtë Shqipërisë me partnerin e saj, Paul Edward Conoly kanë vendosur të realizojnë ceremoninë e tyre martesore në Itali.

Shahini ka organizuar një ceremoni klasike, të mbajtur në një vilë në Toskana. Dasma e tyre është realizuar mbrëmjen e 7 shtatorit, pavarësisht se këngëtarja ka vendosur t’i bëjë publike fotot në rrjetet sociale vetëm gjatë kësaj fundjave. Ajo e ka cilësuar këtë ditë si përrallore.

Advertisement

Çifti i ri ka marrë urime të shumta nga personazhet publik, të cilët i kanë uruar jetë të lumtur.