SHBA – Obama optimist se Izraeli do pranojë shtetin Palestinez

Pas bisedimeve me presidentin palestinez Abas, Obama kërkoi sërish nga Izraeli të ndalë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, ndërsa nga palestinezët të frenonin dhunën. Obama e bëri të qartë se palestinezët duhet të përmbushnin angazhimet e tyre, përfshirë edhe dhënien fund të dhunës kundër Izraelit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte e rëndësishme për të gjitha vendet, por vecanërisht për shtetet arabe, që të mbështesin zgjidhjen e dy shteteve. “Jam i bindur se do të ecim përpara, nëse të gjitha palët bien dakord të plotësojnë detyrimet e tyre”, tha Obama. Ai e cilësoi Izraelin një aleat të fuqishëm të SHBA-së, por ai duhet të bëjë kompromiset e nevojshme për progresin për paqen.

Advertisement