Tiranë – Këshilli i Ministrave miraton fondin për shpërblimin për lindjen e fëmijëve

Ky fond i shkon si shtesë buxhetit të vitit 2009 për ministrinë e Brendshme. “Domosdoshmëria e paraqitjes dhe e miratimit të këtij vendimi rrjedh nga detyrimi i zbatimit të dispozitave të ndryshuara ligjore, në bazë të të cilave parashikohet shpërblimi në masën 5 mijë lekë, për lindjet brenda vendit, të deklaruara brenda 60 ditësh dhe për lindjet jashtë vendit, të deklaruara brenda 90 ditëve” thuhej në deklaratën e kryeministrisë. Ky vendim, eliminon edhe mundësinë abuzimit me marrjen më shumë se 1 herë të këtij shpërblimi.

Advertisement