Duhet të kishte qenë nata e tij e veçantë, por Jose Mourinho mbeti në hije për shkak të vajzës së tij, Matilde.
Trajneri i ekipit të Chelsea dhe e bija 18-vjeçare suprizuan të pranishmit kur kaluan së bashku në tapetin e kuq të “Royal Opera House” në Londër, për eventin “GQ Men Of The Year”.
Në veçanti, ishte vajza e Mourinhos, Matilde, e cila për këtë event kishte zgjedhur një dekolte aq të hapur sa e gjithë vëmendja e të pranishmëve u fokusua tek ajo.
Siç shkruan Dailymail, edhe trajneri 52-vjeçar nuk mbetej prapa dhe dukej tepër elegant. Në këtë event të prezantuar nga Samuel L. Jackson, portugezi u vlerësua me çmimin Editor’s Special Award.