Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi sot problematikat e evidentuara në raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR lidhur me zgjedhjet e 21 qershorit, janë denoncuar më parë nga opozita.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha tha se “më 21 qershor në Shqipëri nuk u mbajtën zgjedhje të lira e të ndershme. Togfjalëshi është zhdukur dhe nuk figuron në raport”.

Advertisement

Sipas tij, kjo sepse qeveria zhbëri dhe dhunoi standardet themelore të zgjedhjeve duke shënuar një rrëshqitje prapa të demokracisë shqiptare. Duke iu referuar raportit të OSBE-së publikuar një ditë më parë sipas tij, më 21 qershor shteti u ndesh me qytetarët dhe opozitën. “Pra, jo garë mes partive, po shteti kundër qytetarve”, tha Basha.

Më tej, ai tha se ka pasur politizim në procesin e hartimit të listave, ku akuzoi se maxhoranca “rekrutoi bandat dhe u vërsul me tërbim me mbështetjen dhe mbrojtjen e policisë”. PD, tha Basha do të qëndrojë e vendosur me çdo forcë e mjet, për të rikthyer zgjedhjet e lira dhe të ndershme.