Scarlett Johansson, një Brigitte Bardot e shekullit XXI

Në 8 shtator do të dalë në treg albumi i saj i dytë me titull “Break Up”, i cili është realizuar që në vitin 2006, 2 vjet më parë se të publikonte albumin e saj të parë “Anywhere I lay my head”. Për çështje marketingu u vendos të ishte ky albumi për debutimin e aktores në botën e muzikës. Tani aktorja ka rimarrë punën e vjetër të realizuar me muzikantin Pete Yorn. Albumi “Break Up” përmban duete të frymëzuara nga këngët e Serge Gainsbourg dhe Brigitte Bardot të viteve 60′. Johansson edhe pse konsiderohet si një nga aktoret më të mira të Hollywood, nuk pati shumë fat me publikimin e albumit të parë.  Le të presim albumin e dytë dhe të shohim se si do të shkojë këtë herë karriera muzikore e aktores.  

Advertisement