Brooklyn Beckham ka patur arsyet e duhura për të festuar, pasi ka kaluar në të gjitha provimet përfundimtare të shkollës së mesme.
Victoria Beckham ishte e para që uroi djalin e saj 16-vjecar, ndërsa e gjithë familja ka dalë për darkë për të festuar.
Victoria ka postuar në profilin e saj në Instagram disa foto nga mbrëmja, në njërën prej të cilave duket edhe një pjatë ëmbëlsire ku shkruhet “Urime!”.