Rezistenca e MUSE

Revista NME ka raportuar se ky lajm është bërë publik në faqen e grupit në Twitter. Kështu Matthew Bellamy dhe pjesëtarët e tjerë të grupit janë duke punuar fuqishëm për pasuesin e “Black Holes and Revelations”. Albumi do të prodhohet nga vetë Muse dhe do të miksohet nga Mark “Spike” Stent që ka punuar dhe me Oasis e Depeche Mode. Lideri i grupit më parë ka zbuluar dhe se ishte marrë një orkestër për regjistrimin e diskut, duke e përshkruar kështu atë si një disk sinfonik.

Advertisement