I dënuari me burgim të përjetshëm, Arben Frroku, ka kërkuar pafajësinë në Gjykatën e Lartë.
Biznesmeni është dënuar nga Apeli i Krimeve të Rënda në mungesë, pasi një javë përpara se të jepej dënimi ai u largua nga Shqipëria.
Frroku u gjet fajtor prë vrasjen e kryekomisar, Dritan Lamaj.
Por ai kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimve të Rënda, që e shpalli atë të pafajshëm. Kërkesa në Gjykatën e Lartë është paraqitur këtë javë nga avokatë e tij.