Kevin Bacon nuk ka patur shumë fat në një garë që ka zhvilluar me një fëmijë 7-vjecar. Aktori 57-vjecar pranoi sfidën e Etanit për të parë se kush mund të hante më shumë akullore në 6 sekonda.
Fituesi do të kishte mundësi të mburrej me cmimin, ndërsa humbësi do të dhuronte 6 dollarë për bamirësi në shoqatën “Jepini botën fëmijëve”.
“Etan mendon se mund të hajë më shumë akullore se unë, prandaj me ka sfiduar. Pse gjashtë sekonda dhe gjashtë dollarë? Me siguri keni dëgjuar se në gjashtë hapa, njerëzit mund të jenë më pranë njëri tjetrit”, ka shpjeguar Bacon gjatë vizitës së tij në kampin e shoqatës, ku trajtohen fëmijë me sëmundje të pakurueshme.
Pas garës, Bacon ka thënë: “Nuk kisha asnjë mundësi që të fitoja përballë Etanit.”

Advertisement