Kosovë – Haradinaj propozon 25 tetorin për zgjedhjet lokale

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka analizuar me kujdes zhvillimet rreth organizimit të zgjedhjeve lokale 2009 e në veçanti rreth orarit zgjedhor dhe ka vendosur të sugjeroj datën 25 tetor 2009 si ditë më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2009”, thuhet në këtë letër. Duke vijuar më pas se ky propozim, bazohet në arsyet të cilat kanë dalë edhe gjatë diskutimeve me anëtarë të kësaj partie, të cilat përfshijnë motin dhe nevojën për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje. Duke i sqaruar në letër këto argumenta presidentit Sejdiu, Haradinaj parashtron ndër të tjera faktin se periudha kohore që ai propozon mundëson që zgjedhjet në balotazh të zhvillohen jo më vonë se mesi i muajit nëntor 2009. “Po ashtu, vlerësojmë si të nevojshme për strukturat komunale që konfirmimi zgjedhor të bëhet para fillim vitit 2010”, theksohet më tej në letër. Këto janë zgjedhjet e para në shtetin e Kosovës dhe prandaj po punohet që tani që ato të jenë konform të gjitha rregullave dhe standardeve, të kërkuara edhe prej ndërkombëtarëve.

Advertisement