Gerard Depardieu përbën “rrezik për Ukrainën”

Aktori francez Gerard Depardieu është në listën e zezë të artistëve dhe performuesve pasi konsiderohet si një “kërcënim për sigurinë kombëtare të Ukrainës”.
Vendimi për të vendosur emrin e Depardieu në listën e 600 personave është marri pasi aktori ka lidhje me Vladimir Putin, shkruan gazeta Vesti.
Lista është ndërtuar në 2013-ën nga Ministria e Kulturës së Ukrainës dhe do të bëhet publike më 3 Gusht.
TASS bëntë ditur se 66-vjeçari i është bashkuar edhe aktorit Steven Segal në listën e zezë pasi “me deklaratat e tyre kanë cënuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”.

Advertisement