Chris Brown “ngec” në Filipine, i kërkon ndihmë Obamës

Chris Brown është në telashe dhe prej tri ditësh mbahet në Filipine. Nëpërmjet rrjeteve sociale, rreperi është lutur që të lejohet të largohet nga Filipinet, duke u shprehur se kjo është “një situatë shumë serioze” dhe se ai nuk ka bërë asgjë të keqe.
Ai i ka bërë një lutje të dëshpëruar presidentin Obama, pasi nuk lejohet të largohet nga kryqyteti Manila.

Në një video të tretë të postuar në Instagram, këngëtari shfaqet në dhomën e hotelit, i ulur në gjunjë, ku kërkon ndihmë.

Advertisement

Brown nuk lejohet të largohet për shkak të një ankese për mungesën e tij në koncertin e Vitit të Ri.

Ankesa ndaj Brown dhe menaxherit të tij është bërë nga Maligaya Development Corp, një grup fetar me mjaft ndikim, i cili thotë se ai duhet të performojë në Filipine Arena pasi në kontratë është paguar plot 1 milionë dollarë.