Rreperi 50 cent ka shpallur falimentimin.
Sipas Wall Street Journal, ylli i muzikës, biznesmen dhe njëkohësisht aktor, ka deklaruar në dosjet e gjykatës se asetet e tij dhe borxhet janë në varg nga 10 milionë dollarë deri në 50 milionë dollarë.
Paraqitja e tij, vjen një ditë pasi gjykata vendosi se rreperi duhet t’i paguajë një nëne nga Florida, 5 milionë dollarë, për publikimin e një videoje intime të saj.
Sipas kësaj gruaje, publikimi i videos i ka prishur imazhin dhe ka tentuar disa herë të kryejë vetëvrasje.
Mënjëherë pas humbjes së gjyqit, reperi 40-vjeçar ka shpallur falimentimin.
Albumi Get Rich or Die Tryin’ i vitit 2003, i dha reperit famën globale.
Deri më sot ai ka shitur më shumë se 30 milionë albume dhe ka fituar Grammy Awards në 2010.
Në maj të këtij viti, Forbes vlerësoi pasurinë e tij neto në 155 milionë dollarë.