Dashi: Ditë gri si pasojë e Mërkurit, Diellit dhe Hënës në shenjën e Gaforres. Jepini më shumë kredite se mbështetje familjarëve tuaj, mund të jetë e drejtë. Mos i konsideroni si banale vëzhgimet e më të rinjve në familje pasi në fakt mund të jenë sugjerime të çmuara. Qëndroni të lehtë në tavolinë. Nëse nuk ndiheni në formë përpiquni të reduktoni impenjimet.
Demi: Ditë shumë krijuese kjo e sotmja. Do të kuptoni se posedoni një imagjinatë pjellore të aftë t’ju japë disa shtysa dhe ide interesante: do të zbuloni se arsyeja nuk është gjithçka, do t’ju trondisë pak por do t’ju hapë prespektiva të reja. Gëzimi dhe dialogjet e dendura do të jenë në plan të parë në sferën tuaj afektive që do të dominohet nga kurioziteti dhe dëshira për të luajtur e për t’u argëtuar me partnerin.
Binjakët: Për shkak të kalimit të Hënës në Fushën e dytë, fokusi do të jetë tek financat. Nga pikëpamja profesionale kjo ditë do t’ju lejojë të keni rezultate të mira si në nivelin personal ashtu edhe në atë financiar. Gjithsesi nuk do të mungojnë dalje parash, në ndonjë rast edhe të paparashikuara (një gjobë apo faturë e papaguar). Dashuria paraqitet shumë mirë nëse jeni stabël dhe të lumtur në çift.
Gaforrja: Ditë e projektuar: ndiheni të palodhur dhe të padorëzuar, do të keni për të realizuar mijëra projekte, shumë prej të cilave mund t’i përfundoni pikërisht tani duke përfituar nga disponimi i mirë i planetëve në këtë ditë. Programojeni punën tuaj, shpenzoni më tepër kohë për marrëdhëniet me publikun: do t’ju shërbejnë shumë për të ardhmen tuaj! Momente për t’u fiksuar në fushën e dashurisë.
Luani: Po! Është mëse i nevojshëm një ndryshim në zakonet tuaja jetësore. Është momenti i duhur për t’u nisur me pushime, për të marrë vendime, planifikuar disa shpenzime, për të kaluar në një rutinë më të shëndetshme. Mund të modifikoni diçka edhe në banesën tuaj. Në dashuri përpiquni të jeni më të gatshëm për dialog dhe të gjeni një arsye për t’i buzëqeshur difekteve të partnerit.
Virgjëresha: Do të keni rastin të përmirësoni pozicionin tuaj, do të propozoni nisma apo zgjeroni aktivitetin tuaj profesional. Mbrëmja do të jetë e shkëlqyer për ata që jetojnë një raport dashurie të konsoliduar, por edhe për ata që nuk kanë ende lidhje serioze dhe kanë dëshirë të argëtohen. Kujdesuni më tepër për fizikun: vini në programin tuaj edhe pak sport e një dietë më të shëndetshme.
Peshorja: Qiell gri për shkak të disa mospajtimeve planetare. Më tepër për lojë se për sfidë mund të vendosni të mbani në gjemba personin e dashur. Por bëni kujdes: përveçse t’a lodhë, loja mund të bëhet e vështirë dhe t’a acarojë personin e zemrës. Në punë jeni të pozicionuar mirë, imazhi fiton pikë dhe aftësia juaj nuk diskutohet.
Akrepi: E martë premtuese. Qëndrueshmëria dhe iniciativa do t’ju lejojnë të arrini sukses në iniciativat tuaja sociale dhe profesionale. Komunikimi juaj është mëse i dukshëm, shumë kuriozë për botën e të tjerëve: nuk përjashtohet mundësia për të lindur miqësi të reja. Kuptimi me partnerin vlerësohet me notën 10. Për disa prej jush nuk do të mungojnë rastet për një aventurë që do t’ju lërë pa frymë.
Shigjetari: Hëna as që jua var, vetëm Neptuni në kuadraturë me Diellin ju shqetëson, ju ngacmon dhe ju vë pak në depresion. Kjo fazë favorizon gjallërinë e ideve dhe impulsin krijues edhe pse keni nevojë të jeni efikasë dhe të vendosur. Fiziku kërkon disa orë gjumë më tepër. Linjat kërkojnë pak më tepër lëvizje, kështu që e keni të ndaluar të qëndroni në divan. Përkujdesje për flokët dhe lëkurën.
Bricjapi: Fiziku është pak i “ndryshkur” ndaj është e nevojshme që të bëni ç’duhet për t’i rikthyer tonifikimin dhe elasticitetin e duhur. Mbajini sytë hapur në ambjenti ne punës: dikush mund të përpiqet t’ju zërë ngushtë qëllimisht në një situatë të vështirë. Evitoni të ekzagjeroni një ndjesi pakënaqësie afektive që mund të dalë në pah papritur e pa ndonjë arsye të caktuar.
Ujori: Zgjidhja e papritur e një problemi do të rindezë entuziazmin tuaj për një projekt që kishit vendosur të braktisnit… Përsa i përket sferës afektive, keni dëshirë për dashuri dhe më tepër vëmendje nga partneri, por kjo gjë jo gjithnjë është e mundur për shkak të përplasjeve të forta mes Venusit, Jupiterit dhe shenjës suaj. E keni të ndaluar të lini pas dore shëndetin.
Peshqit: Ditë me ndjesi të ëmbla falë Hënës në trekëndësh me shenjën tuaj që favorizon ndjenjat. Edhe për personat singëll diçka lëviz, me një zbulim që do t’ju habisë këndshëm. Krijimtaria është e shkëlqyer dhe do t’ju sugjerojë strategji për të përmirësuar pozicionin tuaj profesional apo cilësinë e punës suaj.