Takimi me hungarezen Mariann Fogarasy gjatë një ndeshjeje të Milan në Budapest në muajin Prill e ka bërë të kapitullojë Beckhamin. “E takova gjatë një ndeshjeje të Milanit me një skuadër Hungareze. I dhashë numrin e telefonit dhe ai më mori. U takuam dhe pasi biseduam më puthi. Pastaj më përshëndeti e më tha se do të rishiheshim herë të tjera. Disa javë më vonë ai më ftoi ndaj erdha në Itali”. E pyetur për përgënjeshtrimin që vetë David ka bërë për shtypin në lidhje me këtë ngjarje Mariann ka thënë: ”E çfarë duhej të thoshte ai për shtypin” Nuk e dua gruan time? Ndoshta ka qenë i detyruar të thotë atë gjë”.