5 milion $ dëmshpërblim

Marka e veshjeve American Apparel është detyruar nga një gjykatës të dëmshpërblejë Woody Allen me 5 milionë dollarë për keqpërdorim të imazhit të tij në tabela publicitare në New York dhe Los Angeles. Edhe pse kishte kërkuar një dëmshpërblim prej 10 milionë dollarësh, kineasti ka pranuar t’i paguajnë vetëm gjysmën duke deklaruar se shuma prej 5 milionë dollarësh është e mjaftueshme që asnjë kompani tjetër të mos guxojë të përdorë imazhin e tij pa leje.

Advertisement