P. Diddy është rrëzuar ditën e diel, në ceremoninë e “Bet Awards” në Los Angeles, gjatë performancës së tij të parë publike që nga incidenti që i ndodhi në kolegjin e të birit.
Reperi 45-vjeçar rrëshqiti dhe ra në një gropë të skenës në ceremoninë, e cila u organizua në “Microsoft Theater”, por gjërat vazhduan të shkonin keq për të pasi, teksa u ngjit në skenë për të prezantuar një çmim, ai harroi tekstin dhe iu desh të pyeste “promter”-in për t’ia kujtuar.
Ai u ngjit në skenë i shoqëruar nga disa artistë të tjerë të kompanisë “Bad Boy” për të festuar 20-vjetorin e saj. Gjatë momentit që u rrëzua Puff Diddy ishte duke performuar këngën me titull “It’s All About The Benjamins”. Për fat të mirë, reperi shpëtoi pa u lënduar nga ky incident.