Bill Hudson mohon fëmijët e tij

Bill Hudson duket se nuk ndan një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e tij Oliver Hudson dhe Kate Hudson.
Kjo u bë akoma më e qartë edhe pas urimit që Oliver bëri për babain e tij biologjik në Ditën e Baballarëve duke i shkruar së motrës në Instagram: “Gëzuar ditën e braktisjes…”.
Por vetëm një javë pas këtij shkrimi ka ardhur reagimi i Bill i cili nuk ka shfaqur asnjë interes për të rregulluar marrëdhëniet.
“Unë u them atyre se i kam lënë t ëlirë. Kam pesë fëmijë biologjik por tashmë e quaj veten baba vetëm për tre prej tyre. Nuk i njoh më Oliver dhe Kate si fëmijët e mi. Do tu kërkoj të mos e përdorin më mbiemrin Hudson. Ata nuk janë më pjesë e jetës time. Shkrimi i Oliver në Instagram ishte një sulm dashakeqës dhe i paramenduar. Ai për mua është i vdekur. Po ashtu edhe Kate”, ka deklaruar Billy për DailyMail.

Advertisement