Policia po vijon punën operacionale dhe hetimore për kapjen e vëllezërve Arbion dhe Alban Aliko, si autorë kryesorë të ngjarjes së dy ditëve më parë, por dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.
Burime policore kanë konfirmuar se janë lënë të lirë dy nga të ndaluarit e një dite më parë, Eliglent Basha dhe Rustem Mahmutaj. Sipas policisë këta shtetas nuk kanë lidhje me ngjarjen kriminale, që i mori jetën efektivit të Policisë, Ibrahim Basha, e që la të plagosur edhe dy efektivë të tjerë.
Burime policore njoftojnë se gadishmëria e tyre është maksimale dhe është nën kontroll çdo zone e fshatit. Policia është aktualisht duke vlerësuar çdo mundësi për vendodhjen e të kërkuarve. Aksioni i Policisë ndërkaq ka hyrë në ditën e tretë të saj.
Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, ne orët mesditës janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë lidhur me ngjarjen, Klodjan Selimi dhe Aleksandër Basha. Këta shtetas të ndaluar gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia në banesat e fshatit Lazarat janë marrë në pyetje nga prokuroret dhe ndaj tyre është kryer procedura ligjore e parashikuar nga kodi i procedurës penale.
Prokuroria e Krimeve të Rënda mbrëmjen e djeshme sqaroi se pas një hetimi intensiv ka identifikuar dinamikën e plotë të ngjarjes tragjike të ndodhur dy ditë më parë, ku është arritur në konkluzionin se vëllezërit Adil dhe Arbion Aliko janë autorët kryesore të vrasjes. Sipas prokuroreve, autoret kanë qëlluar nëpërmjet një vrime të hapur në një mur rrethues. Policia dyshon se pozicioni për snajper është parapërgatitur dhe që sulmi ndaj patrullave të policisë ka qenë një kurth, e ku nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë me pagesë.
Policia njoftoi se të ndaluarit apo të arrestuarit ishin 16 vete nga lista emërore prej 21 të kërkuarish.
Ndërkaq, policia njofton se gjatë dy ditëve të fundit janë dorëzuar, kapur apo shoqëruar nga RENEA gjatë kontrolleve në banesa në Lazarat rreth 45 persona. Nga këta 2 janë arrestuar. 24 persona janë të shoqëruar dhe po vijojnë veprimet proceduriale në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër. Ndërsa, 18 persona pas verifikimeve të kryera janë lënë të lirë. Operacioni vijon dhe nuk është ndërprerë asnjë çast, sqaron Policia. Operacioni do vijojë deri në kapjen e personit të fundit që goditi me armë policinë.
Të kapurit nga aksioni i Policise ne Lazarat:
1.Zhaklin Dërxho
2.Gurim Skënderi
3.Albon Meçi
4.Denis Mahmutaj
5.Xhuljano Nuri
6.Fatmir Gërveshi
7.Sinan Rabaj
8.Jeton Kalemi
9.Sevo Shurdhi
10.Xhuljan Malo
11.Gerald Bime
12.Xhemil Gjolleshi
13.Klodjan Selimi
14.Aleksandër Basha
21 Shtetasit e shpallur në kërkim janë:
1. Arbion Aliko, 20 vjeç
2. Alban Aliko, 18 vjeç
3. Bervin Basho., 22 vjeç
4. Edmond Boci, 48 vjeç
5. Zhaklin Derxho, 18 vjeç
6. Xhuljano Nuri, 22 vjeç
7. Gurim Skënderi, 29 vjeç
8. Xhemal Gjini, 18 vjeç
9. Fatmir Gërveshi, 20 vjeç
10. G.B., 17 vjeç
11. Jeton Kalemi, 21 vjeç
12. Rustem Mahmutaj, 20 vjeç
13. Albon Meçi, 20 vjeç
14. Denis Mahmutaj, 19 vjeç
15. Xhemil Gjolleshi, 20 vjeç
16. Sinan Rabaj, 30 vjeç
17. Eligent Basha, 21 vjeç
18. Albi Mahmuti
19. Sevo Shurdhi
20. Endush Aliko
21. Ani Hiri