Dashi: Qielli sot ju sugjeron të ngrini frenat e dorës. Me Hënën në shenjën e kundërt Peshore nuk duhet të prisni asgjë, as nga rrethanat as nga personat pranë jush, e madje as nga personi i zemrës. Për të evituar probleme sot bëni një hap prapa dhe hapini rrugë dikujt tjetër dhe preferoni pozicione të dorës së dytë. Kini durim deri të shtunën.
Demi: Në pamundësi për të gjetur një zgjidhje për një problem, edhe pse banal, përfundoni duke e bërë çdo gjë tmerrësisht të vështirë: përpiquni të rikuperoni shpirtin tuaj praktik dhe evitoni të harxhoni kohë dhe të analizoni shumë detaje. Në fushën afektive mjaft të bëni hapat njëri pas tjetrit duke lënë mënjanë krenarinë dhe atmosfera do të jetë intime magjike.
Binjakët: Falë Hënës tek Peshorja jeta sociale paraqitet shumë e gjallë. Jeni në qendër të skenës, protagonistët absolutë! Por ka edhe më. Venusi, Jupiteri dhe Urani ju mbështesin prej disa kohësh duke ju nxjerrë në pah disa mundësi të mira në punë dhe momente për t’u fiksuar në fushën sentimentale. Programe mbrëmjeje vërtetë të këndshme për t’u ndarë me miqtë.
Gaforrja: Siguria e tepërt tek aftësitë tuaja mund t’ju çojë jashtë rruge dhe t’ju shtyjë të merrni vendime që në fakt duhen marrë duke u menduar më gjatë. Kontrolloni ndryshimet e humorit, pasojë e drejtpërdrejtë e mosmarrëveshjes së Hënës (tek Peshorja). Ditë turbulluese nga pikëpamja afektive: partneri do të reagojë shumë keq ndaj një gënjeshtre tuajës edhe pse e falshme.
Luani: Do të keni lehtësinë e nevojshme për t’u afruar me një person me të cilin ndjeni një përputhshmëri të madhe dhe me të cilin dëshironi të krijoni një lidhje të rëndësishme dhe të qëndrueshme. Ka ardhur koha që të merrni frytet e mbështetjes yjore duke marrë një vendim në liri të plotë. Flasim për punën! Merrni në konsideratë mposhtjen e konkurencës duke optimizuar shërbimet tuaja.
Virgjëresha: Tregohuni të duruar dhe të predispozuar për të provuar e riprovuar derisa rezultati final të jetë ai që keni projektuar dhe dëshiruar. Natyra nuk nxiton kurrë në krijimet e saj, merrni shembull. Ditë perfekte për ata që operojnë nën vartësinë e të tjerëve: meritat tuaja do të njihen e në ndonjë rast në mënyrë të prekshme me para të thata.
Peshorja: Hëna në shenjë është një garanci e shkëlqyer për humorin dhe projektet tuaja: siguron momente të bukura në dashuri dhe me miqtë e përhershëm. Të reja të mira në frontin profesional, më në fund do të merrni një përgjigje që e prisnit prej kohësh. Keni një aktivitet të pavarur? Hap pas hapi do të arrini rezultate që do t’ju japin kënaqësi të mëdha. Kontrolloni postën elektronike.
Akrepi: Mbështetuni tek kreativiteti dhe ndjeshmëria, mund të jenë armë që mund t’i përdorni në favorin tuaj në punë. Dikush mund të mos kuptojë qëllimet tuaja dhe t’ju kritikojë por nuk është e thënë që për krenari duhet t’a dëgjoni medoemos, përkundrazi. Nëse një takim i rëndësishëm do të shtyhet për një herë tjetër mos kini frikë. Sot po shkon kështu. Moment i artë për krijuesit dhe artistët.
Shigjetari: Më bashkëpunimin e yjeve dita do të nisë me këmbën e mbarë. U tha u bë! Një projekt do të realizohet dhe kjo do t’ju mbushë me kënaqësi. Përballojeni me gjoksin para jetën sepse është një moment i jashtëzakonshëm dhe kreativ. Do të jeni krijues dhe do të vendosni shpejt. Tregoni muskujt: të paktën për një herë një provë force mund të jetë lëvizja e duhur për të fituar. Dedikojini pak kohë mirëqenies fizike.
Bricjapi: Do të keni pak vështirësi të mësoheni me ndryshimet që po ndodhin rreth e rrotull jush. Do t’a keni të vështirë t’a fshihni irritimin që po ndjeni. Në vend të hidhëroheni shfrytëzojeni për mirë këtë moment duke u sforcuar do të gjeni kështu të mirën dhe pozitiven në çdo lloj situate. Edhe krisjet e vogla mund të jenë të dobishme në lojën e dashurisë. Krijojnë vëmendje dhe shmangin mundësinë e lënies pas dore të partnerit.
Ujori: Hëna në fushën e nëntë është gjithnjë një shtysë e mirë për të shkuar përtej, për të kërkuar më shumë. Me fat do të jenë veçanërisht bizneset. Nëse jeni profesionist dhe autonom do të keni mundësi të zgjeroni aktivitetin tuaj dhe të tentoni të kapërceni në zona të reja të tregut. Mbrëmje e jashtëzakonshme nga pikëpamja dashurore. Ju presin momente shumë intensive me partnerin.
Peshqit: Do të vendosni objektiva të reja. Do të dini të vazhdoni me energji dhe metodikë. Ditë shumë pozitive kështu që përsa i përket sferës profesionale do të jeni brilantë falë shëtitjeve planetare që sinjalizojnë projekte të rëndësishme. Nëse jeni singëll mos e lini t’ju ikë nga duart një mundësi për një takim të ri apo aventurë. Shumë të këndshme programet e mbrëmjes.