Dashi: Merrni frymë! Provoni të risistemoni çështje të punës që nuk i keni ndjekur; programoni hapat që duhet të ndërmerrni me kthjelltësi, pa marrë vendime shumë të nxituara. Pak gjimnastikë në ajër të pastër, ndoshta edhe ndonjë shëtitje do t’ju bëjnë të ndiheni mirë,  të ripërtëriheni dhe relaksoheni në të njëjtën kohë. Ëmbëlsi dhe surpriza në dashuri.

Demi:  Nëse  dita është e bukur kjo për meritë të yjeve dhe sprintit me të cilin pashmangshmërisht do t’ju mbushin. Mund të luani me shkathtësi në dy fronte, në rast se ka disa pavendosmëri që duhen zhdukur! Jeni duke bërë shumë progres. Impenjimi dhe shpërblimet ecin me hapa të barabartë dhe shumë shpejt do të kënaqni nevojën tuaj për qetësi ekonomike.

Advertisement

Binjakët:  Hëna në kuadraturë amplifikon kontradiktat: nga njëra anë keni nevojë për përkëdhelje nga ana tjetër jeni të paparashikuar dhe të frikësuar për t’a lëshuar veten. Nëse nuk veproni me koherencë është e natyrshme që partneri të jetë i çorientuar dhe që të lindin keqkuptime. Do të keni ndryshueshmëri në humor dhe në tonifikimin e trupit. Mos hyni në garë me veten për të bërë një shfaqje super-efiçence, pasi nuk shërben për asgjë.

Gaforrja: Është një ditë e shkëlqyer. Falë Hënës tek Virgjëresha gjithçka shkon vaj dhe impenjimet e parballuara me energjinë e duhur gati zgjidhen vetë. Punë shtëpiake, punë profesionale, investime vazhdojnë me erën në favorin tuaj pasururar nga të reja të bukura. Një dhuratë e vogël e zgjedhur me zemër mund t’i tregojë personit të dashur atë që nuk mund të shprehni dot gjithnjë me fjalë. Një gjë e tillë do t’ju rikthehet.

Luani: Shijoni një ditë të qetë, ideale për të takuar miq dhe të ndryshuar look-un tuaj. Një projekt i madh ndalon: stabiliteti dhe suksesi që prej kohësh synoni janë në dorën tuaj. Atmosfera afektive paraqitet e gjallë dhe e shpenguar:  shfaqeni të qetë dhe dini të ballafaqoheni shkëlqyeshëm me përkëdheljet e partnerit,  argëtimet dhe ftesat.

Virgjëresha: Hëna në shenjë favorizon realizimin e projekteve praktike dhe influencon pozitivisht në qetësinë tuaj të brendshme. Në horizont duken prespektiva të reja pune, dedikojini pak kohë programimit të impenjimeve. Në dashuri? Nëse nuk jeni të kënaqur se si po shkojnë gjërat mes jush dhe partnerit kujtoni se gjithçka mund të përmirësohet, mjafton t’a dëshironi.

Peshorja: Jeni zgjuar me ndjesinë se nuk keni forca të mjaftueshme për të përballuar impenjimet e ditës, por humori do të rritet me kalimin e orëve. Në mbrëmje një koncert për të mos u humbur ose një takim tek i cili nuk mund të mungoni. Nga një eksperiencë dashurie e kaluar do t’ju vijë një sugjerim për të ndjekur edhe pse në një cep të zemrës do t’ju mbetet pak melankoli.

Akrepi:  Ditë shumë dinamike, mesazhere ritmi, ftesash dhe surprizash: organizoni një darkë me miq të vjetër për t’u azhornuar me të rejat e fundit. Hëna tek Virgjëresha i jep një sprint të rëndësishëm biznesit tuaj. Përfitoni! Përsa i përket dashurisë gërshetimi magjik i romanticizmit dhe sensualitetit mund t’ju dhurojë një aventurë emocionuese. Të reja!

Shigjetari: Mos i besoni atyre qe ju premtojnë biznese tërheqëse, sepse shumë persona për t’u dukur dhe për përfitime personale shfaqin një fuqi që nuk e kanë. Nëse do të besoni pa verifikuar do të rrezikoni të gjendeni në një situatë të pakëndshme. Nëse dëshironi të vendosni pika mbi “i” në jetën tuaj sentimentale, ky është momenti i duhur për t’a bërë.

Bricjapi: Gjithçka mund të përmirësohet në jetën tuaj nëse do të dini të shfrytëzoni mësimet e fatit: hapuni ndaj dialogut dhe tregojini ndjenjat tuaja pa frikë. Në punë do të arrini t’i bëni ballë impenjimeve tuaja dhe t’ja dilni mbanë në çdo rrethanë. Në dashuri gjërat do të shkojnë më mirë se ditët e kaluara: mund të pajtoni mosmarrëveshjet dhe të rikrijoni mirëkuptimin e humbur.

Ujori: E ç’të thuash për këtë ditë? Lëreni fatin sot të përziejë letrat tuaja sipas kohëve të veta dhe nuk do të keni përse të ankoheni. Shijoni atë që ju vjen pa u menduar shumë: mjaft të dini ç’ka po bëni. Ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes por këtë herë duhet t’i lini hapësirë edhe personave të tjerë, protagonistët e vërtetë do të jenë ata.

Peshqit: “Qetësia është virtyt i të fortëve” thotë një proverb i famshëm. Do të jetë pikërisht qetësia që do t’ju lejojë që edhe në situatat më të komplikuara të gjeni sistemin më të mirë për të përballuar vështirësitë e momentit dhe të përmbysni rezultate që në pamje të parë dukeshin në disavantazhin tuaj. Hëna sugjeron që të pushoni më tepër dhe të mos e lini pas dore personin e dashur.