Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj, shumë shpejt do të gëzojë një status tjetër, atë të gjyshes.
Vajza e saj e madhe, Agnesa, është në muajin e 7-të të shtatëzënisë.
E lumtur nga pritja e ëmbël e së bijës, këngëtarja kosovare, e cila prej kohësh është zhvendosur në Amerikë, ka publikuar në profilin e saj, një foto të Agnesës në plazh, ku duket qartë edhe barku i rrumbullakosur.
“Mezi po pres të mbaj në krah ëngjëllin tënd. Më mungon shumë”, shkruan Albëria në Instagram.
Agnesa, prej kohësh jeton një lidhje dashurie me Genti Prengën, lidhje të cilën ajo e ka bërë publike edhe nëpërmjet fotove në rrjetet sociale.
Çifti, së shpejti do të bëhet me vajzë.

Advertisement