I fejuari i Iggy Azalea, Nick Young, është vendosur në qendër të një skandali tradhëtie, pasi ylli i reality, Donatella Panayiptou, deklaroi se kishte patur një marrëdhënie intime me të gjatë kohës që Young dilte me Iggy-n.
Gjatë një intervistë për “The Sun”, Donatella tha se Nick gjente çdo lloj justifikimi që të mos ishte me Iggy-n dhe të takohej me të.
Këto deklarata vijnë pak ditë pasi Iggy dhe Nick shpallën fejesën e tyre. Deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga ana e çiftit, lidhur me këto akuza.

Advertisement