Aktorja fituese e çmimit Oscar, luan rolin e Hypatia, një filozofeje dhe astronomeje greke dhe është përgatitur për skenat nudo duke evituar junk food. Kur u pyet në Festivalin e Kanës nëse ishte ajo apo dubluesja në skenat nudo Rachel u përgjigj: ”Absolutisht jo. Isha unë. Kurrë nuk kam menduar të përdor dublante. Edhe pse mendoja për kilet post lindje, fatmirësisht ato janë zhdukur para se të xhiroja”. Aktorja që ka një djalë 2 vjeçar me bashkëshortin, regjisorin Darren Aronofsky ka zbuluar se merret dhe me Yoga që të qëndrojë në formë.

Advertisement