Kylie Jenner tashmë po përpiqet të bëhet edhe këngëtare.
Sipa burimeve të sigurta, 17-vjecarja prej kohësh po punon në mënyrë të fshehur për albumin e saj të parë, për të cilin ka bashkëpunuar me të dashurin e saj 25-vjecar, rreperin Tyga.
Sipas të njëjtave burime, Kylie aktualisht po merr leksione këndimi dhe ka një zë të mrekullueshëm. Ajo ka marrë gjithashtu mbështetjen dhe këshillat e Kanye West dhe Pia Mia, ndërkohë që Tyga ndër të tjera po e ndihmon edhe të shkruajë këngët.