Aktorja donte të martohej me partneren e saj Christine Marinoni në Manhattan por kjo nuk është e mundur. Shteti i New Yorkut ende nuk i lejon martesat homoseksuale, ndaj Cynthia, njësoj sikur të ishte në film bëri një xhest proteste. Në skenën e Love, Peace and Marriage Equallity të New Yorkut ku ishte e ftuar nxorri unazën e martesës dhe kërkoi drejtësi. Ajo foli në favor të të drejtave të homoseksualëve dhe ngriti pyetjen përse njerëzit e të njëjtit sex nuk mund të bashkohen në martesë? Këto kohë, martesat e të njëjtit sex në radhët e yjeve të ShowBiz nuk bëjnë dhe aq sensacion.