Rrumbullakosja e Mariah Carey

    Vetë këngëtarja ka pranuar se ka bërë operacion hundën, gjoksin dhe buzët. Së fundmi linjat e këngëtares duket se janë “qullosur” paksa. Në festën e organizuar nga Cavalli, Mariah së bashku me të shoqin ka treguar se është rrubullakosur. Ajo është argëtuar shumë dhe këtë e tregonin mjaft mirë dhe përqafimet, puthjet e përkedheljet e ëmbla me Nick. Këngëtarja kish zgjedhur të vishte një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, me kurrizin jashtë. Kështu kanë rënë në sy ca pala në ijet e këngëtares, të cilat paparazzët nuk i kanë kursyer aspak.

    Advertisement