Lajmi për një lidhje të mundshme mes Irina Shayk dhe Sepp Blatter, i bërë publik nga gazeta spanjolle “El Mundo”, është hedhur poshtë.
Irina Shayk ka mohuar me forcë thashethemet për një lidhje të mundshme të saj me ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.
Në një deklaratë zyrtare për “Page Six”, një përfaqësues i modeles, duke thënë se dyshimet e publikuara nga gazeta spanjolle janë tërësisht të pabaza, thekson: “Thashethemet për një lidhje të mundshme romantike të modeles Irina Shayk me Sepp Blatter nga “El Mundo” janë një përpjekje e shëmtuar për të prishur imazhin e Shayk dhe nuk janë aspak të vërteta.”