Dashi: Hëna tek Bricjapi është si një mjegull dëbore në ekzistencën tuaj: bën lëmsh emocionet dhe ju bën të humbisni nga shikimi thelbësoren. Merrni parasysh ndonjë të papritur. Në kompensim mund të mbështeteni tek Venusi i gatshëm për t’ju ngushëlluar duke tejmbushur xhepat tuaj. Ndryshohet faqe edhe në fushën sentimentale, pas një periudhe gri e zhgënjyese për shumë prej jush.
Demi: Qiej të qetë dhe horizonte të ndriçuar ju sjellin alegri, dëshirë për të jetuar dhe eufori. Për një herë mos bëni rezistencë dhe lëshojeni veten tek këto kënaqësi. Zgjidhini mirë bashkëpunëtorët tuaj: në këtë moment keni nevojë për persona metodikë që t’ju ndihmojnë të organizoni punën. Jeta në çift gëzon një moment me fat, gjithçka do të shkojë mirë.
Binjakët: Gjithçka po ecën me ritme të ngathta dhe jo të përshtatshme me nevojat tuaja për të mbërritur dhe përfunduar. Ndëkrohë që impenjimet e përditshme po ju mbajnë të gozhduar në vend. Lirojeni shtëpinë nga gjërat që nuk përdorni një gjest simbolik ky për të parë drejt së ardhmes. Në punë shqisa e gjashtë duke u bashkuar me një dozë të mirë aftësie organizative do t’ju lejojë që të godisni në shenjë objektivat e paracaktuar.
Gaforrja: Njësoj si një bombë me sahat, disharmonia e Hënës do të nisë një reaksion zinxhir duke rrezikuar kështu programet tuaja. Jeni mësuar të jeni të sigurt, të vendosur në vetvete dhe gjatë ditës së sotme do të jeni të detyruar në disa rastë të tërhiqeni. Nëse besoni se mund të fitoni dhe të imponoheni me idetë tuaja gaboni rëndë. Kësaj here partneri do t’ju bëjë të heshtni.
Luani: Pavarësisht nga ndonjë pengesë përballja me yjet do të jetë shërim për ankthin dhe zemrën. Parashikohen mbështetje dhe konfirmime nga njerëzit që ju rrethojnë. Intuita do të bëhet aleate e logjikës dhe së bashku do të arrijnë zgjidhje magjike të problemeve tuaja të vogla. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë biznes të vogël. Rritet temperatura dhe tensioni në dashuri. Në mënyrë të veçantë do të jeni shumë joshës.
Virgjëresha: Nuk ka asgjë më mirë se bukuria dhe vetbesimi fuqizuar nga Hëna në Bricjap për të kënaqur dëshirën tuaj për të qenë në qendër të vëmendjes. Diçka e re do t’i bëjë punët dhe investimet pak më të thjeshta dhe tek ju do të rikthehet entuziazmi që ju karakterizon. Është një moment i mirë për t’a gjetur dashurinë nëse jeni duke e kërkuar dhe për të rinovuar mirëkuptimin nëse e keni gjetur atë.
Peshorja: Nëse i mbani veshët hapur do të arrini t’ja dilni mbanë edhe në situatat më të komplikuara. E rëndësishme do të jetë të mos dorëzoheni tek pengesa e parë. Mbrojeni me vendosmëri privatësinë tuaj nga ndërhyrjet e personave pushtues dhe pak të ndjeshëm. Shumë mirë dashuria. Klima emotive e shkëlqyer për ata që e kanë dashurinë ose janë duke e kërkuar atë.
Akrepi: Preçiz dhe të rezervuar. Në punë do të jeni të përpiktë dhe do të dini t’i mbani larg situatat që mund të prekin imazhin tuaj. Objektivi juaj është që të fitoni më shumë të ardhura, por nuk jeni të gatshëm të bëni kompromise. Në punë gjithashtu do t’ju duhet shumë pak për të kuptuar qëllimet e personave që keni përballë. Do të dini të mbani larg personat që bëjnë lojë të dyfishtë.
Shigjetari: Periudhë e shkëlqyer për pjesën më të madhe të shigjetarëve. Është momenti juaj dhe shpresojmë t’a shfrytëzoni në mënyrën më të mirë. Mos hezitoni: kapini në ajër mundësitë që do t’ju paraqiten. Nuk përjashtohen biznese të mira për ata që kanë punë të pavarur e gjthashtu nuk përjashtohen momente të ëmbla në dashuri. Këtu po flasim dhe për ata që janë dhe për atë që s’janë në çift.
Bricjapi: Hëna në shenjë ju stimulon. Do të ndiheni të kthjellët, kreativ dhe kjo do t’ju japë mundësinë të përballoni problemet e shumta sidomos nëse jeni duke vepruar në një profesion apo ambjent ku ende nuk keni krijuar eksperiencë. Surprizojeni partnerin me një veprim jashtë të zakonshmes. Të paktën për një ditë largojeni rutinën me një shpirt të lartë iniciative.
Ujori: Intuita, buonsensi dhe qetësia e brendshme do t’ju mbështesin nëse do të duhet të përballeni me zgjedhje të rëndësishme jete. Përtej kësaj një projekt që e keni për zemër do të ketë mundësi të mira për të patur sukses, por kjo do të vendoset nga mënyra se si do e prezantoni atë. Moment i mirë për të filluar një dietë apo të qetësoni partnerin për ndonjë pasiguri që ka, t’i kërkoni falje nëse duhet e nëse e keni lënduar.
Peshqit: Hëna në Bricjap do të amplifikojë ambicjet do t’ju bëjë socialë dhe do t’ju rrisë dëshirën për të njohur njerëz të rinj. Nuk do të mungojnë mundësi për t’u kënaqur në mënyrë të çmendur me miqtë dhe të jetoni ndonjë flirt. Të mira duken dhe mundësitë në profesion për shumë prej jush. Nëse do t’ju dalë përpara ndonjë provë do të keni shpirtin e duhur brilant dhe të lehtë për t’a përballuar.