“Një selfie në parajsë”, kështu e ka përshkruar modelja shqiptare Angela Martini këtë foto.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Martini ka ndarë me fansat këtë imazh të vetes, ku shfaqet totalisht natyrale.
Bukuroshja shqiptare aktualisht ndodhet në Bali të Indonezisë, ku siç mund të dallohet edhe nga postimet në rrjete sociale, po shijon natyrën e këtij vendi që e quan “parajsë”.