Taylor Swift dhe Calvin Harris, si lindi dashuria mes tyre?

Ata kanë bërë publike marrëdhënien e tyre në Brit Awards në fillim të këtij viti dhe duket se shkaku që Taylor Swift dhe Calvin Harris kanë nisur këtë romancë është mikesha e tyre e përbashkët: Ellie Goulding.
Këngëtarja e ‘Burn’ ka treguar se ishte ajo që ka inkurajuar Taylor dhe Calvin të nisnin diçka së bashku.
“Është e vërtetë që unë kam qenë shkuesi”, ka thënë Ellie, në një intervistë për ‘The Sun’.
“Calvin është një djalë i shkëlqyer, ndërsa Taylor është e mrekullueshme dhe një person që e dua shumë… Kështu që mendova me vete se ata shkojnë shumë me njëri-tjetrin”, tha Goulding.

Advertisement