Dashi: Nuk do të jetë një ditë në kërkim të pushimit, por beteja e nisur është gjithsesi me fitore falë Hënës në Fushën e Dhjetë që sot ju dhuron suksese dhe kënaqësi. Do të arrini të përfundoni çdo iniciativë. Në dashuri fitoni kohë nëse nuk dini ç’të bëni përballë dikujt që në të shkuarën ju ka bërë të vuani dhe tani rikthehet i penduar.
Demi: Ndikimi afektiv i Hënës dhe Neptunit ndihen… Përfitoni nga ky moment i favorshëm për të bërë programe pushimesh apo sentimentale. Venusi do t’ju japë fat dhe mjetet e nevojshme për të qenë fitues. Impenjohuni në maksimum në punë dhe përpiquni të krijoni projekte që do të bëhen baza për një zhvillim të ardhshëm të aktivitetit tuaj.
Binjakët: Për fat të mirë stuhitë largohen sot dhe jeni të prirur të shpërndani optimizmin tuaj të zakonshëm. Financat dhe puna janë në qendër të vëmendjes yjore. Idetë dhe entuziazmi nuk ju mungojnë, por më mirë t’i raciononi energjitë që të mos ju mbarojnë shpejt. Në mbrëmje do të tentoni një riafrim me personin e dashur duke e përfshirë në interesat tuaja të reja dhe duke e prezantuar me miqtë tuaj të rinj.
Gaforrja: Me Hënën tek Bricjapi duhet të merrni parasysh disa grindje me familjarë, kolegë apo komshinj. Besojini dialektikës se do t’ju bëjë fitues. Disa rrethana ju rremojnë kundra por asgjë nuk mund t’ju ndalojë, vendosmëria juaj është e hekurt. Mbusheni ditën me pasione kreative si fotografia apo muzika: do t’ju ndihmojnë të shkarkoni nervozizmin e tepërt.
Luani: Dita mund t’ju ofrojë një mundësi të mirë për t’i hapur rrugë kreativitetit dhe fantazisë, por vëreni theksin mbi aspektet praktike. Mos fluturoni shumë lart dhe do të merrni atë që do t’ju japë më tepër kënaqësi nga ç’mendonit. Për të kururar një sëmundje të vjetër duhet një terapi e re, drejtojeni vëmendjen tek këshillat e një eksperti të mjekësisë alternative.
Virgjëresha: Sot jeni në elementin tuaj, me Hënën tek Bricjapi në harmoni me Neptunin tek Peshqit. Ideale për të kaluar një ditë të lumtur. Një lajm i bukur mund të mbërrijë në mbrëmje: përgatituni për një takim të këndshëm. Dedikojini kohë të shkruarit, vizatimit, të bërit muzikë, jepini hapësirë kreativitetit me çdo mënyrë: është burimi juaj më i çmuar.
Peshorja: Kalimi i Hënës tek Bricjapi reflekton në gjendjen tuaj shpirtërore: konfuzë dhe fjalëpakë, do t’i keni idetë e qarta por nuk do të arrini t’i shprehni. Rrezikoni t’ju keqkuptojnë, ndaj më mirë të evitoni diskutimet impenjative. Keqkuptime të mundshme me partnerin, por nuk do t’ju mungojë mbështetja e tij, e heshtur dhe e thellë, përtej fjalëve…
Akrepi: Lajme të mira nga fronti i punës: falë Mërkurit dhe Venusit mund të jepni argumentë shumë të mirë për të bindur klientët tuaj. Lejojini vetes pak relaks në mbrëmje. Lini mënjanë mendimet gri, fikni celularin, dedikojuni pasioneve tuaja të preferuara: një shëtitje në ajër të pastër apo nëpër rrugët e gjelbëruara të qytetit do t’ju mbushin mendje e shpirt.
Shigjetari: Hëna në fushën e dytë nuk mjafton për të mbajtur lart moralin dhe për t’i bërë gjërat të shkojnë siç dëshironi. Më mirë të mbani një profil të ulët si në çështjet financiare ashtu dhe në ato sentimentale. Nuk janë idetë ato që do t’ju mungojnë në ditën e sotme, por do t’a keni pak të vështirë të shpjegoheni. Modifikoni çfarë nuk ju pëlqen nga vetja si në aspektin e jashtëm ashtu edhe në zakonet tuaja.
Bricjapi: Dita do të shkojë duke u rritur: në fillim do të keni ndjesinë se po lodheni shumë më tepër se zakonisht, por me kalimin e orëve gjërat do të shkojnë mirë dhe me Neptunin e Plutonin miq do të fluturoni lart. Do të bëni shkëndija në punë cilido qoftë aktiviteti apo kushtet tuaja. Dashuria do të rimarrë kuotë dhe interes nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme. Takime emocionuese për personat singëll e ata më të rinj.
Ujori: Nëse jeni në mes të një situate lëmsh mund të mbështeteni tek intuita dhe tek këshillat e çmuara për të sistemuar çështje delikate personale. Kur të bëni llogaritë ndoshta duhet të bëni një hap pas, jo për inkoherencë se sa për mençuri. Moment ideal për të treguar me fjalë dhe fakte se sa i rëndësishëm është për ju personi që doni.
Peshqit: Hëna tek Bricjapi jep një kontribut pozitiv në këtë ditë që parashikohet të jetë e qetë: ideale për një bashkim familjar. Një drekë e thjeshtë dhe e shijshme dhe një shëtitje në park do t’ju dhurojnë humor të mirë. Shumë e mirë duket mbrëmja: lëshojeni veten për ca ëmbëlsi më tepër, por kujdes të mos prishni gjthçka me ndryshimin e papritur të humorit.