Finalja e “Top Fest 12”

Friday, December 5, 2025

“Top Fest 12”, pas një rrugëtimi muzikor 4 mujor mbërriti në fund, ku 12 artistë kanë garuar për çmimet e këtij edicioni.
Aslaidon me këngën “Vetëm do ia dal” ishte fitues i çmimit “Artist To Watch”, ndërsa çmimi “Kënga më e mirë Rock/Alternative” shkoi për Petrit Çarkaxhiun me këngën “Gegë & Toskë”.
Beatrix Ramosaj me këngën “Dhoma 609” ishte fituese e dy çmimeve, “Artistja më e mirë femër” dhe e çmimit të “’Top Albania Radio”.
Për t’u veçuar ishte edhe mbërritja me helikopter e reperit Noizy, i cili pasi performoi së bashku me Elgit Doda këngën “Vetëm ti je”, mori dy çmime “Most social artist”, si dhe “Best Hip Hop”.
Traditë e “Top Fest”, për vite me radhë, ka qenë dhe dhënia e një çmimi nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nga banorët e ‘Big Brother Albania’. Ndryshe nga vitet e tjera, ky “Top Fest” i gjeti banorët brenda shtëpisë dhe nga aty, në një lidhje surprizë për ta, drejtpërsëdrejti ata u bënë pjesë e dhënies së çmimit “Kënga më e dëgjuar në My Music”. Ky çmim shkoi për Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Ledri Vula, të cilët ishin fitues edhe të çmimit “Best Male.
Ndërkohë “Kënga më e mirë Pop” shkoi për Kastro Zizon.
Për të dhënë çmimin “Top Festi fundit” këtë herë në skenë u ngjit Lori Hoxha, producente e këtij festivali. Ky çmim shkoi për Eugent Bushpepan me këngën “Pranë finishit.
Në përfundim të mbrëmjes, çmimi i madh i Top Fest është fituar nga Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Ledri Vula.
Në këtë mbrëmje u zbulua dhe enigma për të shumëpërfolurën e këtyre katër muajve, “Top Festi fundit”. Në të vërtetë është vetëm fillimi i “Top Awards”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -