Lenny Kravitz “në pisllëk”

Edhe pse ka një apartament në Paris dhe një shtëpi madhështore në Miami ai thotë: ”Më pëlqejnë gjërat materiale, por nuk më pëlqen të përcaktohem me to. E dashuroj Parisin, por jam shumë më i lumtur kur gjendem në fermën time Brazil, apo në shtëpinë e plazhit në Bahamas. Jam i lumtur në pisllëk. Kur jam në këto vende jetoj me me gjërat bazë. Aq më mjafton. Është natyra, çdo gjë është e vërtetë, jetoj nën yje, merrem me fermën dhe notoj në det”. 44 vjeçari këmbëngul se shumica e kolegëve të tij muzikantë nuk do të ishin në gjendje të jetonin në këtë mënyrë si ai. “Disa miq të mij të famshëm, yje rocku apo çfarëdo qofshin, nuk mund të mbijetonin në një xhungël Braziliane apo në një plazh të shkretuar në Bahamas, duke pirë ujë arre kokosi pa pasur akses në produktet e bukurisë, flokëve apo veshjet e tyre. Thjesht nuk do të mundnin”,- ka thënë Lenny Kravitz.

Advertisement