Dashi: Si rrjedhojë e kundërshtisë Hënë-Pluton mund t’ju vijë një zhgënjim i vogël. Përpiquni që të mos e dramatizoni! Ndoshta kishit vënë gjithçka në funksion të një projekti ambicioz që në moment të fundit nuk mundi të realizohej. Kontraktimet në shpatulla mund të jenë shenjë e stresit apo pozicioneve të kurrizit jo fort korrekte: pak fizioterapi do t’ju ndihmonte.
Demi: Dëshira për t’u realizuar në punë nuk do t’ju zhgënjejë: keni dhunti, vendosmëri dhe shumë aftësi për të shënuar pikë në aktivitetin që ushtroni. Do të takoni miq e do t’i shtyni drejt iniciativave të reja dhe do t’i “infektoni” me simpatinë tuaj. Mirëkuptim me partnerin. Nëse jeni singëll do të keni mundësi të ndiheni të kënaqur falë kuriozitetit dhe interesit që keni ngjallur tek një person.
Binjakët: Dedikojuni me shumë impenjim një projekti që dëshironi me të gjitha forcat t’a realizoni: ka ardhur momenti t’i futeni punës me kokë për të arritur objektivat. Shtohet prestigji juaj social: ndoshta për këtë arsye në punë dhe aktivitetin tuaj gjithçka ecën me shpejtësi. Moment shumë i mirë për të rifilluar historinë tuaj të dashurisë. Moment i mirë për të sistemuar çështjet personale dhe ato të shtëpisë.
Gaforrja: Të hipnotizuar nga Hëna dhe Venusi në shenjën tuaj po mendoni për gjithçka veçse punës së vështirë. Ok të paktën për një herë mund t’ja lejoni vetes, por mos u mësoni. Mendja juaj funksionon më shpejt se zakonisht dhe jeni duke ëndërruar destinacione të paeksploruara dhe shumë të largëta. Jeta dashurore dhe ajo erotike dhurojnë momente magjike e të paharruara me partnerin tuaj të përhershëm. Të reja të rëndësishme.
Luani: Më Hënën në shenjën para jush do të ishte mirë të mos merreni me projekte kolosale dhe biznese fitimprurëse. Rrezikoni të mbeteni të zhgënjyer! Buonsensi ju rekomandon të mbani një profil të ulët, impenjim të madh dhe qartësi maksimale në gjithçka, duke filluar që nga çështjet me karakter sentimental. Rregulloni gjumin dhe ushqimin. Dyshime. Reflektime.
Virgjëresha: Hëna në fushën e Njëmbëdhjetë thekson tendencën tuaj për të ndërmjetësuar: qëllimi final që doni të arrini është ekuilibri perfekt në ndjenja, në marrëdhëniet ndërrpersonale, në organizimin e ditës suaj. Aktivë, dinamikë në maksimum nuk do të lini asnjë gur pa lëvizur për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Fantastike jeta në çift.
Peshorja: Krenaria e lënduar është e vështirë qoftë kur bëhet fjalë për ju, një mik apo një koleg. Mos i dëgjoni rekomandimet e Hënën tek Gaforrja, por vraponi dhe kërkoni falje të parët. Në dashuri, në vend që të kontrolloni mesazhet çdo 5 minuta filloni të dërgoni ndonjë. Ndoshta do të zbuloni se të bërët paqe është më e thjeshtë nga ç’mendonit.
Akrepi: Energjia dhe pasioni do të gërshetohen pozitivisht me shpresën për të arritur objektivat tuaja e ndoshta të fitoni ndonjë palë pushime si çmim. Me Hënën në trekëndësh me shenjën tuaj jeni duke bërë plane: do t’ja dilni që t’i çoni përpara të gjithë? Sharmi i një mendjeje të hapur e brilante di të magjepsë dhe të kapë vëmendjen, gjithmonë nëse kjo është ajo çka doni.
Shigjetari: Me Mërkurin dhe Marsin në shenjën tuaj të kundërt, Binjakët, duhet të jeni të ndërgjegjshëm për vështirësi në raportet ndërpersonale. Nuk e kuptoni që jeni pak si shumë të ashpër me të tjerët? Me siguri këtë mendojnë për ju. Megjithatë mund të rikuperoni duke u treguar pak më tolerantë. Dedikojini kohë punëve familjare dhe leximeve tërheqëse psikologjike.
Bricjapi: Ky nuk është aspak momenti për t’u relaksuar, me afate që po afrojnë e nuk mund të shtyhen. Nuk ju pëlqen aspak të jeni me vonese dhe as të nxitoni në momentet e fundit. Ditë e komplikuar nga pikëmpamja sentimentale: dikush nga ju gjendet në një pikë kthese. Rregulloni të pirët dhe të ushqyerit.
Ujori: Falë Hënës në Fushën e Gjashtë po tregoni aftësi shumë të mira organizative. Përfitoni për të sistemuar disa punë: kudo t’a drejtoni vëmendjen tuaj do të dini se ç’të bëni për të zgjidhur çfarëdo problemi. Nuk është e vështirë të shprehesh ndjenjat nëse bëni të flasë zemrën. Mbylljani gojën mendjes sepse shpesh herë “gënjen”…
Peshqit: Keni një ëndërr? Mendoni se është e realizueshme? Epo nëse nuk do t’a vini në praktikë nuk do t’a mësoni kurrë. Është momenti t’a provoni atë që keni në mendje. Mund të keni një surprizë. Periudhë e bukur me partnerin, me të cilin mund të organizoni një mbrëmje origjinale e të pazakontë për të dy… Merruni me shtëpinë, me djalin apo vëllain tuaj.