Mbretëreshës i pëlqejnë barcaletat

Aktori Michael Caine ka qenë pjesëmarrës në Festivalin e Filmit në Kanë ku ka promovuar filmin e tij më të fundit, “Youth”, ku luan rolin e një kompozitori të cilit i kërkohet të performojë për Mbretëreshën e Anglisë.
Këtu kemi dicka të ngjashme edhe me jetën reale të Caine, pasi ai është takuar shpesh herë me Mbretëreshën.
Madje Michael ka thënë se Mbretëresha, ndër të tjera, i pëlqen shumë barcaletat.
“Një herë kemi qenë në një festë së bashku dhe pranë saj po qëndronte një personazh shumë i mërzitshëm. Ajo u kthye nga unë dhe më pyeti nëse dija ndonjë barcaletë. Unë u përgjigja “Asnjë barcaletë që mund t’ju a tregoj juve.” Ajo më tha: “Ndërkohë që ti mendohesh po të tregoj unë një.” Dhe vërtetë më tregoi një barcaletë por që fatkeqësisht tani nuk e mbaj mënd. Mbretëresha ka shumë humor”, ka thënë aktori gjatë një konference për shtyp.

Advertisement