Përse mban syze të errëta Lagerfeld?

Sipas asistentit të tij personal stilisti i famshëm Karl Lagerfeld i mban syzet e diellit aq të errëta gjithmonë për të fshehur kur e zë gjumi. I pëlqen të bëjë një dorë gjumë relaksues, ndërkohë që është prezent në mbledhjet e shumta që bëhen për të vendosur linjat e modës që duhet të ndjekin. Dhe pasi është zgjuar bën rolin e një personi të vëmëndshëm për çka po flitet. Arnaud Maillard asistenti i Lagerfeld për rreth 15 vjet, ka botuar një libër që quhet “Karl Lagerfeld dhe unë”. Por ky nuk ka qënë i vetmi sekret që është zbuluar. Asistenti ka treguar dhe se stilisti përdor një korse për të fshehur barkun dhe që është i obsesionuar të vishet me masë 34 ndërkohë që nuk është masa e tij dhe shpeshherë i plas zinxhiri i pantallonave.

Advertisement