Kandidatja e djathtë për bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi punonjësit e disa bizneseve të mëdha të fasonerisë në qytet për të folur mbi angazhimin e bashkisë për kushte më të mira pune.
Duma u angazhua që bashkia të hapë mundësinë që punonjësit të kenë më shumë shanse punësimi e paga më të mira, duke rritur konkurencën e duke ulur taksat në maksimum për biznesin.
“Nuk është premtimi im, por është detyrimi im për të realizuar një gjë të madhe; për të hapur mundësinë që njerëzit të ketë më shumë lekë në xhepin e vetë. Të ulim taksat në limit tek 30 %. Kjo menjëherë do të japë efekte pozitive tek njerëzit që punojnë që në fakt ka një arsye për ti quajtur, si ju ashtu edhe investitorët, heronj të përditshëm”, tha Duma.
Kandidatja për kryebashkaike tha se modeli i saj do të mbështesë qytetarët e punës për t’u dhënë shanse më të mira.

Advertisement