Dashi: Hëna në shenjë e për me tepër në trekëndësh me Jupiterin, garanton entuziazëm dhe ide fitimtare si në profesion ashtu edhe në çështjet financiare. Nëse kombinoni dëfrimet me punën sot do t’ja dilni mbanë më së miri. Në fushën dashurore mos u bllokoni nga ndroja. Guxoni, bëni një avancë, deklarohuni dhe popozoni një iniciativë speciale. Nuk do të zhgënjeheni!

Demi:  Një ditë për të “mos bërë gjëra”, për të lënë mënjanë shqtësimet dhe për të shijuar pak pushim. Fundjava ju pret për të rikuperuar energjitë. Mos pretendoni shumë duke qenë se rrethanat janë kundër, ndiqni udhëzimet që ju ofron jeta. Bëni atë që dëshironi nëse ju bën të ndiheni mirë, pa pasur frikë nga paragjykimet, pasi nuk kanë fare rëndësi. Nënshtrojuni ndonjë testi për intolerancë ushqimore.

Advertisement

Binjakët:  Duke formuar një kënd me Mërkurin, Hëna tek Dashi ofron mundësi profesionale të pamenduara më parë dhe shpërblime mëse të merituara. Ditë e shkëlqyer për të bërë një hap të madh përpara, kërkesa për promovime apo rritje page të pritura prej kohësh. Mundohuni të dëgjoni gjithçka që partneri ka për t’ju thënë e ofruar: ndoshta ka rezervuar ”surpriza” të dashura për ju.

Gaforrja: Mos u alarmoni nga një pengesë e vogël: do t’ju japë mundësinë të merrni frymë dhe të zhvilloni cilësitë tuaja më të mira. Me yjet që keni do t’ju kapë ankthi e do të keni ndjesinë sikur nuk do t’ja dilni të veproni plotësisht dhe mund të harroni ndonjë detaj të rëndësishëm. Përpiquni të planifikoni detyrat tuaja dhe të mbani nën kontroll nervozizmin.

Luani: Ditë fitimprurëse për biznesin, projektet e udhëtimit. Në fushën profesionale dhe ndërpersonale do të merrni kënaqësi: Jupiteri në kombinim perfekt me Hënën ushqen entuziazëm dhe besim tek vetja. Jeni padronë të botës! Të stimuluar për të dhënë më të mirën tuaj do të jeni të pagabueshëm dhe të saktë. Spostime produktive pune. Momente për t’u fiksuar në dashuri.

Virgjëresha: Në kohët e sotme kur kalohet një ditë e qetë, edhe pse pak ekzaltuese, duhet falenderuar me mençuri. Kjo gjë nuk ju surprizon,  pasi jeni të dashuruar me normalitetin dhe rutinën e sigurt. Ditë e mirë për të verifikuar llogaritë e shtëpisë dhe për të përfunduar me sukses punimet e mirëmbajtjes në shtëpi apo kopësht.

Peshorja: Përfitoni nga  Hëna kundërshtare për t’u rigjeneruar fizikisht, për të riparë me kujdes shkallën tuaj të vlerave, për të rivlerësuar persona dhe marrëdhënie që kohët e fundit i kishit lënë pas dore. Gjatë mbrëmjes do t’ju vijnë në mendje kujtime dhe do të jeni nostalgjikë, por mjafton një telefonatë apo ftesë për t’u pushtuar nga mendimet pozitive. Kush është singëll do të ndjejë tërheqje për dikë qe e njeh prej pak kohësh.

Akrepi:  Një forcë projektuese do t’ju bëjë hiperaktivë, një shtysë e mrekullueshme kjo për impenjimin tuaj profesional. Do të arrini edhe të zhdukni ndonjë pengesë të natyrës burokratike që kërcënon t’ju ngadalësojë: një firmë që mungon, një dokument i vështirë për t’u gjetur, miratim i munguar nga autoritetet. Në raportet afektiv do të jepni por edhe do të merrni…

Shigjetari: Një ditë vërtetë e shkëlqyer falë trekëndësishit Hënë-Jupiter. Klimë e qetë në shtëpi dhe me miqtë, biseda të këndshme. Në punë do të lundroni në drejtimin e erës: nuhatja ju bën të zotët, dinakë dhe të vendosur për të rrëmbyer çdo rast që ju paraqitet.  Mbërmje ideale për të dalë… Një lokal i hapur, muzikë dhe shoqëri e mirë.

Bricjapi: Kjo është dita e duhur për të gjithë ata që ndjejnë se duan dhe kanë dëshirë të forcojnë lidhejt me ambjentin shtëpiak, edhe pse kjo do të ketë një kosto të vogël. Një problem familjar do të qartësohet nëse përballohet me gatishmëri për të rishikuar pozicionet respektive. Relaks dhe aktivitete krijuese në shoqëri.  Konsumoni një lëng karrotash, selinoje dhe molle për të forcuar sistemin imunitar.

Ujori: Luani kartat tuaja me qetësinë më të madhe: gëzojuni favoreve që ju dhurojnë yjet të cilat nuk do të mungojnë të përshfaqen me gjithë madhështinë e tyre. Kjo ditë mund t’ju sjellë një intuitë fituese, atë që do t’ju lejojë të fitoni ndonjë të ardhur të papritur. Mbrëmja do të jetë me fat për të gjithë ata që janë lumturisht në çift, por do të ndihmojë edhe ata që janë singëll.

Peshqit: Yjet rreshtohen për t’ju dhuruar një ditë të qetë. Në fushën profesionale yjet premtojnë kënaqësi, por ju kërkojnë edhe një impenjim serioz: është momenti për të konsoliduar pozicionin tuaj duke përfunduar punët që keni nisur. Dashuria ju buzëqesh por edhe fusha financiare është e ndriçuar nga yjet. Të shumta do të jenë ftesat dhe propozimet nga ana e miqve për mbrëmjen.