Fantazia e Kylie Minogue

Ajo ëndërron që një regjizor kinemaje të ketë një pjesë të menduar për të ku ajo të mund të shfaqë se ka një talent, i cili pse jo duhet përmirësuar me punë. “Fantazia ime e vazhdueshme është që diku të ketë një regjizor kinemaje që të fiksohet tek unë”,- ka thënë Kylie Minogue. Kur ishte 20 vjec këngëtarja debutoi në ekran si aktore në një telenovelë australiane dhe më pas ka pasur disa role në filma të tjerë, por dëshira për t’u bërë një aktore e madhe mund t’i realizohet vetëm nën drejtimin e emrave të mëdhenj të kinematografisë botërore.

Advertisement