Ngjarjet në Kumanovë kanë prekur çdo shqiptar ndërsa shumë prej tyre po mundohen t’i mbështesin qytetarët atje.
Nga kjo nuk bëjnë përjashtim as artistët.
Big Mama përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje që këngëtarët t’i bashkangjiten asaj në një aktivitet human.
Fjolla Morina është e para që ka shpërndarë këtë lajm duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen e saj.
Ndërsa Gold Ag mbrëmë në një status është shprehur i gatshmë për çdo aktivitet për Kumanovën.