Dashi: Ndoshta energjitë nuk janë të palimituara, por për këtë arsye nuk duhet të tërhiqeni mbrapsht përpara një impenjimi që e keni marrë më parë. Kështu që përvishni mëngët pa u ankuar dhe herë tjetër përpara se të merrni përsipër impenjime mendohuni mirë. Trupi njerëzor është një mekanizëm perfekt, po ç’e do që disa zakone pak të shendetshme i prishin ingranazhet.
Demi: Me shpatullat e mbrojtura nga këndi që formon Hëna me Plutonin do të keni kolegë të cilëve mund t’i besoni verbërisht pa pikë problemi. Nëse ishit duke menduar që të zgjeronit skuadrën tuaj nuk mund të ketë një moment më të mirë se ky. Ndiheni me fat që mund të tregoni se sa vleni. E nëse kaq nuk ju mjafton mendoni edhe për të ardhurat e shkëlqyera që do të keni.
Binjakët: Mos pranoni kompromise në punë, por përpiquni të veproni në mënyrë të organizuar, transparente dhe korrekte. Keni projekte inovative për të rritur buxhetin. Merrni pak kohë përpara se t’i zbatoni. Flasim për shëndetin: duke filluar që sot impenjohuni që çdo mëngjes të meditoni për disa minuta, përpara se të zhyteni në aktivitetin e përditshëm.
Gaforrja: Të reja të rëndësishme ju presin në planin profesional. Ndiqni pa hezitim insiktin: do t’ju sugjerojë lëvizjet më të mira për të marrë avantazhe. Situata është në evoluim por ka nevojë t’a drejtoni me metodë dhe organizim. Ndoshta keni marrë ndonjë kile ekstra, por kujdes nga sharlatanët që premtojnë mrekulli dhe kujdes nga dietat e bëra pa kriter.
Luani: Vëmendja këtë ditë është ë përqendruar tek çështje pak ekzaltuese si llogaritë apo bilancet, por në riorganizim do të gjeni surpriza të këndshme. Nëse keni interesa të përbashkët me të tjerë sigurohuni që dikush nuk po luan pisët e nuk po ju mashtron. Nëse koha jua lejon bëni një shëtitje në natyrë: qetësia dhe parfumet e saj do t’ju rikthejnë një harmoni të bukur.
Virgjëresha: Mos u përfshini në situata që e dini mjaft mirë që nuk bëjnë për ju dhe vazhdoni drejt me rrugën tuaj. Disa persona shumë të ndryshëm nga ju, nuk janë në të njëjtën valë me ju, largojini. Një flirt rastësor mund t’ju shkaktojë disa probleme. Evitoni ekseset në tavolinë për të shmangur të ndjerët keq. Jini më të kontrolluar me ushqimin, hani thjesht dhe shëndetshëm.
Peshorja: Fati i mirë i dhuruar nga yjet bashkuar me aftësitë tuaja organizative do t’ju japë mundësi të rrisni biznesin dhe hyrjet financiare. Humori i shkëlqyer: ndiheni më të disponueshëm, të hapur dhe tolerantë si kurrë më parë edhe me ata që janë shumë të ndryshëm nga ju. Në marrëdhëniet me të tjerët mund të zbuloni një anë fantazioze të karakterit që nuk mendonit se e kishit. Thuajini po të rejave.
Akrepi: Me Hënën në trekëndësh mund t’a bëni gjumin e qetë. Puna, miqësitë, jeta private: gjithçka funksionon për mrekulli. Energjia dhe intuita shtyhen në nivele maksimale dhe ju bëjnë të arrini objektiva që deri dje mendonit se ishin të pamundura. Pasuria juaj e brendshme favorizon raportet e dashurisë dhe miqësisë. Personat singëll nuk do t’i lënë rastet t’u ikin nga duart. Lajme të rëndësishme.
Shigjetari: Fërkime në familje, tensione në punë dhe që sot ndoshta disa llograri nuk do t’ju dalin. E gjithë kjo rrezikon t’ju nervozojë. Në fushën profesionale mos u hutoni nga persona që ju premtojnë të fitoni shumë dhe shpejt. Me siguri fshihet diçka. Historitë e dashurisë do të kalojnë të paprekura këtë moment jo fort pozitiv.
Bricjapi: Po filloni të korrni atë që keni mbjellë falë Hënës në kalimin e saj të gjashtë tek Dielli dhe Plutoni. Ambicja do t’ju çojë shumë lart, aq lart sa mund të arrini të shijoni frytet e mirëqenies. Jo keq. Info të mira dhe për sferën sentimentale. Do t’i bëni partnerit një surprizë shumë të këndshme që do të pritet mirë dhe nuk do të shpenzoni një mal me para. Jeni plot energji kështu që do të keni mundësi të pini një kafe më pak. Nuk do ja keni nevojën.
Ujori: Vizatimet yjore të ditës duket se premtojnë për pjesën më të madhe tuajën një të mërkurë të lëvishme, plot alegri, të rrjedhshme dhe me fat. Puna do t’ju servirë suksese dhe vlerësime. Dashuria do të dhurojë momente romantike dhe shumë, po shumë pasion. Miqtë do t’ju tregojnë dashuri, besim dhe gatishmëri. Me pak fjalë një ditë pozitive që do t’ju falë shanse të jashtëzakonshme. Kapini në ajër.
Peshqit: Ju presin momente të këndshme me miqtë dhe shumë mundësi për t’u kënaqur. Sfera profesionale duket shumë premtuese. Do të punoni me entuziazëm dhe objektiva të qartë për të arritur. Nëse keni një aktivitet të pavarur merrni në konsideratë mundësinë për t’i bërë publicitet biznesit tuaj, kështu sa më shumë persona t’a dinë aq më mirë do jetë për ju.