Elton John ndan dhimbjen me publikun

Këngëtari Elton John ka treguar se është ende i prekur nga babai, Stanley Dwight, i cili kurrë nuk ka shkuar për të parë performancat e tij.
Ikona e muzikës ka pranuar se ai asnjëherë nuk e ka kuptuar arsyen se përse i ati i tij nuk ka marrë pjesë në asnjë prej shfaqjeve të këngëtarit, por la të kuptohet se homofobia mund të ketë luajtur rol të rëndësishëm tek ai.
Duke shkruar për The Times, Elton deklaron: Babai im ishte i mbyllur nga talenti im dhe unë kurrë nuk e kam ditur përse. A ishte homofobia? A ishte kjo frikë?
Kjo ishte një humbje e dhimbshme për mua, thotë këngëtari 68- vjeçar. Por ishte edhe një humbje e dhimbshme mendoj, për babain tim gjithashtu. Kjo është ajo që paragjykimi bën tek njerëzit, ka thënë John.

Advertisement