Dashi: Intuita, kreativiteti dhe fantazia mund te jenë kushtet e duhura për të parë dhe përmirësuar pozicionin tuaj profesional. Mos u gëzoni me ide të vogla që nuk janë në tipin tuja, optoni për maksimumin e çdo situate. Nuk mund të konsideroni kurrë të çuar dëm kohën e shpenzuar për mirëqenien, shëndetin dhe relaksin. Siç thotë një shprehje popullore: “Më mirë të parandalosh se të kurosh”.
Demi: Hëna tek Peshqit e bën vërtetë magjike këtë ditë. Por mos e kaloni ditën vetëm duke bërë muhabet dhe duke u argëtuar. Nëse doni të bëni diçka më tepër, përfshini persona të tjerë në një projekt shumë interesant dhe fitimprurës. Nëse jeni të dashuruar nuk do t’ju duhet të përgatisni ndonjë diskutim të madh për partnerin: do të mjaftojë një shikim apo xhest për t’a bërë të kuptojë gjithçka.
Binjakët: Në këtë periudhë vitaliteti është në anën tuaj dhe falë edhe vizitës që do t’ju bëjë Marsi mund të realizoni shumë gjëra. Me grintën që keni do të kaloni çdo pengesë. Me pak impenjim notat tuaja do të jenë më të lartat e klasës dhe nga studimi do të gjeni kënaqësi të mëdha. Mos u mërzisni me ndonjë incident të vogël.
Gaforrja: Hëna në Fushën e Nëntë stimulon jo pak dëshirën e realizimit personal. Kështu projektet do të shumëfishohen e po ashtu sforcot për t’i realizuar. Ditë ideale për të organizuar një udhëtim jashtë ose për të thelluar argumenta të rinj dhe tërheqës të tipit kulturor, artistik apo fetar. Në dashuri do të bëni të pamundurën për të arritur harmoni më të madhe në çift.
Luani: Qielli mbi kryet tuaja ju lejon jo vetëm të zgjidhni çështje të vështira por edhe të ngrini entuziazmin që kohët e fundit ju ish shuar paksa. Me zorr po prisni që të mbyllni dy-tri punë të rëndësishme për t’ju dedikaur më pas diçkaje komplet tjetër. Për t’u ndjerë në formë filloni një program serioz ushqimor. Mjaftojnë vetëm 10 minuta në ditë për të tonifikuar muskujt.
Virgjëresha: Katër planetë përfshirë Hënën do t’ju kthejnë krahët: do t’ju duhet t’u hapni rrugë të tjerëve dhe të hiqni dorë nga individualizmi juaj për dy ditë. Për të evituar problemet mbani një profil të ulët për të evituar çdo motiv për tensione dhe diskutime. Siklete shëndetësore kalimtare për disa prej jush, probleme mekanike për disa të tjerë. Jo keq dashuria.
Peshorja: Marsi dizenjon një trekëndësh të bukur me shenjën tuaj, ju bën vitalë si kurrë më parë, por njëkohësisht mund t’ju bëjë edhe më kokëfortë. Sot dhe nesër mund të mbështeteni në aftësinë organizative aspak keq dhe shumë kolegë do të mund të mbështeten tek ju. E keni të ndaluar të lini pas dore shëndetin: më mirë një kontroll më tepër se një më pak dhe do të flini të qetë.
Akrepi: Hëna në Fushën e Pestë ju fton qartazi që t’i jepeni argëtimit për të cilin do t’ju propozojë shumë raste. Boll refuzuat, fitoni mbi dembelizmin dhe dhurojini vetes disa netë më tepër me miqtë, do t’ju dhurojë një humor të shkëlqyer. Bashkëpunimi është një fitore e madhe në çift, sigurisht që nuk mund t’a fitosh në një javë por duhet të punoni së bashku me partnerin për t’a arritur.
Shigjetari: Shpërblimet janë aty, por ju nuk jeni të kënaqur me mënyrën se si shkojnë gjërat, sidomos nën zgjedhën e rëndë të Hënës që ndodhet në kuadraturë. Në kampin profesional jeni të bindur se keni të drejtë edhe kur të gjithë të tjerët rreth e rrotull ju thonë se keni bërë një gabim në vlerësim. Në sferën private do të jetë e vështirë t’i rezistoni tundimit për të luajtur dhe për t’u ndjerë të dëshiruar.
Bricjapi: Dita nis me kalimin e Hënës tek Peshqit, gjë që ju lejon të realizoni shumë gjëra. Mund të jetë një moment vërtetë magjik nëse keni një aktivietet profesional ku keni liri të plotë vendimmarrëse. Në dashuri do të jeni në mënyrë të pazakontë të ëmbël dhe të nënshtruar, më shumë se kurrë të gatshëm për të dëgjuar personin e dashur.
Ujori: Mos u ankoni nëse do t’ju duhet të punoni shumë në këtë periudhë. Gjithçka shkon më së miri, ekzaktësisht sipas planeve dhe dëshirave tuaja. Në shumë raste mund të konsolidoni pozicionin tuaj dhe të merrni garanci konstante sidomos në sferën financiare. Mbrëmja premton momente të ëmbla me partnerin, dashuri të reja për personat singëll dhe ata më të rinj.
Peshqit: Mërkuri dhe Marsi remojnë kundër jush: në mënyrë absolute sot duhen evituar impulset e nxituara, ato goditje e ato fjalë që mund t’ju vënë nën një dritë të keqe. Disa sjellje mund të kenë efekt boomerang, ndaj nuk është rasti të rrezikoni. Keni në anën tuaj Hënën dhe Venusin që do të bëjnë të pamundurën për t’ju dhuruar momente të bukura me partnerin.